Shitësi përdhunon 18-vjeçarin me probleme mendore. Bashkëshortja: Ta mbyllim si histori

Shqipëria

Shitësi përdhunon 18-vjeçarin me probleme mendore. Bashkëshortja: Ta mbyllim si histori

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 08:20
Elbasan

Altin Hida 42-vjeç nga Elbasani dyshohet se është personi që ka përdhunuar 18 vjeçarin me probleme mendore, ngjarje e ndodhur katër ditë më parë në qytetin e Elbasanit.

Report tv raporton se Hida i martuar dhe baba i dy fëmijëve, punon si shitës ambulant 20 metra larg Komisariatit të Policisë Elbasan.

Ky i fundit i ka kërkuar 18-vjeçarit që ta ndihmojë deri në banesën e tij. Ai e ka shoqëruar 42-vjeçarin deri në banesë ku dhe ka rënë pre e abuzimit seksual.

Policia është vënë në dijeni të kësaj ngjarje një ditë më pas dhe pasi ka marrë dëshminë e Hidës e ka lënë të lirë.

Në banesën e 18-vjeçarit ka shkuar edhe bashkëshortja e Hidës e cila ka kërkuar që kjo histori të mbyllet pasi ky i fundit mund të vriste veten për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Denoncimi në policinë e Elbasanit është bërë nga familja, por ekspertiza ka rrëzuar pretendimet.

Familjarët e 18-vjeçarit e kanë dërguar atë në Tiranë duke kundërshtuar raportin paraprak ligjor.

Policia thekson se nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen të gjitha veprimet ligjore për dokumentin e kësaj vepre penale, por për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat