Thirrja e Metës ndaj policisë: Mos i prekni artistët, shembja e teatrit vendim korruptiv

Shqipëria

Thirrja e Metës ndaj policisë: Mos i prekni artistët, shembja e teatrit vendim korruptiv

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 10:35
Ilir Meta

Në lidhje me përshkallëzimin e protestës kundër shembjes së godinës së teatrit Kombëtar reagon edhe Presidenti Ilir Meta.

Teksa e quan një vendim abuzim dhe korruptiv, Meta i kërkon policisë të mos konfrontohen me artistët.

“Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare.

As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor ’90!

Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat