Shembja e Teatrit, Presidenti Meta sot në Kushtetuese: Do kërkoj shpalljen antikushtetues të ligjit

Shqipëria

Shembja e Teatrit, Presidenti Meta sot në Kushtetuese: Do kërkoj shpalljen antikushtetues të ligjit

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 12:06
Ilir Meta

Ndërkohë që artistë e qytetarë, të mbështetur kreu i PD dhe ish-deputetë të opozitës hynë brenda sallës së Teatrit Kombëtar, e teksa jashtë policia e mban godinen e rrethuar, vjen lëvizja e radhës e Presidentit Ilir Meta.

Zyra per shtyp e presidentit ben me dije se “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të shkojë sot në ora 13:00 në Gjykatën Kushtetuese për të depozituar kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar”.

Me heret, teksa ndodhnin perplasjet mes artisteve qe jane ne mbrojtje te TK dhe policise, Meta reagoi me nje apel te forte, si me poshte:

Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare.

As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor ’90! Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat