“Çakenjtë duan ta shqyejnë Teatrin”, Vasili thirrje qytetareve: Ejani ta mbrojmë. Koha nuk pret!

Shqipëria

“Çakenjtë duan ta shqyejnë Teatrin”, Vasili thirrje qytetareve: Ejani ta mbrojmë. Koha nuk pret!

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 13:21
Petrit Vasili

Ish-kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili ka ftuar qytetarët e Tiranës që të dalin dhe të mbrojnë Teatrin Kombëtar.

Sipas Vasilit qeveria kërkon që ta “shqyej dhe ta ndajë Teatrin mes njeri-tjetrit”.

“Qytetare te Tiranes ejani te mbrojmë Teatrin, zemren e Tiranes nga vandalet, hajdutet dhe kriminelet.

Keta çakenj duan ta shqyejne dhe ndajne Teatrin mes njeri tjetrit. Ose e mbrojme sot ose neser ne Tirane nuk do mbetet asnje rrenje e qytetit tone.

Koha nuk pret !!”, thekson Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat