Meta në ‘Kushtetuese’ kundër ligjit për teatrin: Drejtësia do të veprojë ndaj ‘rilindasve kombëtar dhe ndërkombëtar’

Shqipëria

Meta në ‘Kushtetuese’ kundër ligjit për teatrin: Drejtësia do të veprojë ndaj ‘rilindasve kombëtar dhe ndërkombëtar’

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 13:48
Ilir Meta

Pasi depozitoi kërkesën për shpalljen antikushtetues të ligjit për godinën e Teatrit Kombëtar, Presidenti i Republikës, Ilir Meta foli jashtë ambienteve të Gjykatës Kushtetuese për atë që e quajti “rule of oligarchs”.

“Është përpjekje për të instaluar me dhunë rule of oligarchs”, tha Meta, duke e vlerësuar aktin e tij si të një rëndësie të madhe.

Ligjin për teatrin Meta e konsideroi “akt kriminal, në shkelje totale të kushtetutës dhe në kundërshtim të plotë edhe me interesat kombëtare të vendit, pasi ligji për shkatërrimin e teatrit është një kryevepër sepse si asnjëherë më parë kryhet një krim kushtetues, kombëtar dhe kulturor.”

Meta foli edhe për një drejtësi kombëtare dhe ndërkombëtare kundër atyre që i quajti ‘rilindas kombëtar dhe ndërkombëtar’.

“Dua t’i siguroj të gjithë se kam ardhur këtu për të garantuar se Republika e Shqipërisë do të jetë një vendi  sundimit të ligjit dhe popullit, boll më me sundimin e oligarkëve. Është e dosmodoshme të ndërpritet akti kriminal që nisi sot në mëngjes dhe më solli mua këtu. Dua t’i siguroj se do të veprojë drejtësia kombëtare dhe ndërkombëtare ndaj rilindasve kombëtar dhe ndërkombëtarë”, tha presidenti.

“Nuk ka forcë në botë që më ndalon mua si president për t’i vendosur përballë drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare rilindasit lokal dhe ndërkombëtarë”, shtoi Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat