Këta janë deputetët shqiptarë që kanë rrogat më të “majme”

Shqipëria

Këta janë deputetët shqiptarë që kanë rrogat më të “majme”

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 14:18
Kuvendi i Shqipërisë

Sa janë pagesat që janë bërë në thesarin e shtetit për rrogat e secilit prej deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, por edhe përfitimet financiare që ata marrin për shkak të statusit të deputetit.

Në një llogaritje të thjeshtë, një deputet i Kuvendit të Shqipërisë merr afërsisht 260 mijë lek në muaj që vijnë nga rroga fikse si edhe përfitimet e tjera si rimbursim karburanti, telefoni, qiraje, hotele, honorare komisionesh etj.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, së bashku me dy nënkryetarët, Vasilika Hysin dhe Myslym Murrizi, marrin më pak përfitime për shkak se ata gëzojnë të ardhura nga një institucion tjetër.

Duke qenë se janë drejtues të institucionit, ata shoqërohen nga Garda e Republikës dhe karburantin e makinës, rrjedhimisht, ia jap ky institucion që varet nga Ministria e Brendshme.

Gjithsesi, paga e tyre në krahasim me pjesën tjetër të deputetëve është më e lartë.

Ruçi merr rreth 40 mijë lekë më shumë sesa deputetët e tjerë, ndërsa dy nënkryetarët e Kuvendit marrin rreth 30 mijë lekë më shumë.

Edhe kryetarët e komisioneve parlamentare dhe kryetarët e grupeve parlamentare përfitojnë më shumë të ardhura për shkak se kanë pozicion drejtues në Kuvend.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat