“Lehtësohet” kalimi në Morinë, procedura të përshpejtuara në ditët me fluks

Shqipëria

“Lehtësohet” kalimi në Morinë, procedura të përshpejtuara në ditët me fluks

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 14:39
Foto

Në ditët me fluks të lartë të kosovarëve drejt Shqipërisë, Policia Kufitare në Morinë do të aplikojë procedurën e përshpejtuar.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu autorizoi këtë praktikë lehtësuese në kufi, me qëllim shmangien e radhëve, ku vetëm këtë mëngjes kaluan 5000 udhëtarë.

Ardi Veliu: "Pa dashur që të ulim edhe elementët e sigurisë por të minimizuar kohën e pritjes së qytetarëve kosovarë  mjetë të veçanta kalojnë në vijën e dytë duke u ushtruar kontroll."

Por veç fluksit të pushuesve, sezoni i verës shton edhe tendencën për veprimtari të paligjshme ndër kufitare. Ndaj policia mori porosi të veçanta për monitorimin e kufirit të gjelbër.

Ardi Veliu: "Nuk mund të absulitizohet që çdo centimetër i kufirit tonë është nën kontroll por shërbimet tona janë në krye të detyrës."

Gjate inspektimit, Veliu ka takoi edhe punonjësit e Policisë kufitare të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat