Manjani: Edi Rama, zëdhënës i barbarisë

Shqipëria

Manjani: Edi Rama, zëdhënës i barbarisë

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 21:48
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me përpjekjen e qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në një postim në Facebook, Manjani e ka quajtur kryeministrin zëdhënës të barbarisë.

Ish-ministri thekon se beson ende se një ditë do të ketë drejtësi.

Postimi i plotë:  

Kurrë nuk e kisha menduar që Edi Rama do shfaqej si zëdhënës i BARBARISË!

E njoh për arrogant, harrakat, të çmendur pas pushtetit, me kulturë të dobët ligjzbatuese, mjeshtër i fjalës dhe njeri të lexuar, por jo si barbar!

Të shkatërrosh një teatër kombëtar, një pjesë të historisë sonë kulturore të rrjeshton menjëherë tek kategoria e BARBARËVE!

Nuk ka më rëndësi pse e bën dhe si e bën, sepse këto janë punë të drejtësisë, por thjesht kundërvënia ndaj trashëgimisë mjafton!

Pra edhe pordha kulturore e artistit ekstravagand lindë e rritë në mes të Tiranës nuk shkon më! Nuk mjaftuan aspak këto element për ta mbajtur në radhët e qytetarisë këtë njeri.

Shumë turp!

Ende shpresoj se një ditë do ketë drejtësi.

Ndërkohë, me dëm shumë të madh, pushteti i tij ka marrë fund!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat