Auron Tare: Duhet të reduktojmë turistët në Butrint, kërcënohet monumenti

Shqipëria

Auron Tare: Duhet të reduktojmë turistët në Butrint, kërcënohet monumenti

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 00:20
Auron Tare

Një ndër ekspertët e njohur Auron Tare propozon reduktim të turistëve në Butrint, pasi mbipopullimi dhe mungesa e restaurimit po rrezikon dëmtimin e këtij momenti tepër të rëndësishëm për kulturën shqiptare.

I ftuar ne emisionin “Arena” te Dritan Hila, Tare tha se Butrinti po vuan të njëjtin problem që ka Venecia sot apo Dubrovniku.

Auron Tare: “Butrinti sot ka një problem tjetër. Ka vërshim të jashtëzakonshëm njerëzish. Nuk është më ajo magjia që ti shkoje dikur. Ti ke autobusë, autobusë, që nuk ke ku parkon më. Ka humbur magjia. Përvec humbjes së magjisë, që është pjesë e turizmit, është impakti në monument. Kur nuk ka restaurime për një kohë të gjatë. Butrinti po vuan të njëjtin problem që ka Venecia sot apo Dubrovniku. Këto lloj vendesh kanë thënë ju lutem simund ta pakësojmë turizmin.

Dikur kemi bërë një plan menaxhimi si të rrisnim turizmin në Butrint, unë sot kam thënë dhe publikisht si të reduktojmë numrin e shkuarjes sepse kërcënohet monumenti, Teatri. Ka modele në botë.

Vetë Saranda ka 102 monumente të kategorisë së parë por  nuk i njeh njeri. Nuk ka një shprëndarje të njerëzve dhe të gjithë shkojnë në Butrint. Një shembull. Ke shumë muaj që shkarravitin, s’ka restaurim për teatrin e Butrintit."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat