“Toyota Yaris”, Basha shkon të dëshmojë përpara prokurorëve belgë

Shqipëria

“Toyota Yaris”, Basha shkon të dëshmojë përpara prokurorëve belgë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 08:52
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet që në orën 09.00 të shkojë tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Shefi i selisë blu do  të dëshmojë para prokurorëve belgë për çështjen “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro . Më herët kryetari i opozitës ishte shprehur i gatshëm për të ndihmuar me informacionet që disponon në zbardhjen e lidhjeve kriminalo-politike, në aferën e pastrimit të miliona eurove, me garanci politike të përfaqësuesve më të lartë të kupolës së Rilindjes.

Zoti Basha ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet belge dhe ka qenë në prite të rakordimit për mënyrën e bashkëpunimit. Prokurorët belgë që po merren me hetimin  e kësaj çështjeje, kanë ardhur në Tiranë për të marrë në pyetje kreun e PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat