Blendi Klosi: Më shumë turistë në qershor e korrik se vitin e kaluar

Shqipëria

Blendi Klosi: Më shumë turistë në qershor e korrik se vitin e kaluar

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 15:52
Blendi Klosi

Më shumë se 2 milionë turistë të huaj e kanë vizituar Shqipërinë në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Ministri i Turizmit Blendi Klosi duke nënvizuar efektet negative të krizës politike dhe protestave, u shpreh se turizmi ka shënuar rritje. Në shifra rreth 200 mijë turistë të huaj më shumë se e njejta periudhë e vitit të kaluar.

Blendi Klosi: "21 ditet e para te korrikut kane hyre ne Shqiperi 431 mijw pasaporta te huaja ose 79 mije vizitore te huaj me shume se nje vit me pare. Qershori rezulton me i mire me 615 mije vizitore te huaj, ose 119 mije me shume se qershori i vitit 2018" 

Sipas Klosit supriza e këtij viti ishte ardhja e zvicerianëve dhe turistëve të tjerë nga vendet skandinave, por pa treguar më tepër shifra. Ministri pranoi se ende ka problematika me bizneset në bregdete, ku gati gjysma e tyre nuk kanë realizuar kontrata me bashkitë.

Blendi Klosi theksoi se turizmi në vendin tonë vijon të ketë probleme, por shtoi se qeveria është përpjekur që të minimizojë ato. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat