Shqipëria heq vizat me shtetin “sa një lagje” e Tiranës

Shqipëria

Shqipëria heq vizat me shtetin “sa një lagje” e Tiranës

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar vendimin për të hequr vizat me Federatën e Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit.

Vendimi është firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe është bërë sot publik.

Nuk mund të thuhet se çfarë e bashkon Shqipërinë me Federatën e Shën Kristoferit që ndodhet në Detin e Karaibeve.

Kjo federatë përbëhet nga dy ishujt e Shën Kristoferit dhe Nevisit, me një sipërfaqe të përbashkët që arrin në 261 km2, ndërkohë që sipërfaqja e Tiranës është 1,110.03 km2.

92.5% e popullsisë së federatës është me prejardhje afrikane, ndërsa vetëm 2.1% kanë prejardhje evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat