Sapo u largua ish-kryetari, i zgjedhuri i ri i Devollit shkon në bashki: Do e hapim derën me komision

Shqipëria

Sapo u largua ish-kryetari, i zgjedhuri i ri i Devollit shkon në bashki: Do e hapim derën me komision

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 18:49
I zgjedhuri i ri i Devollit shkon në bashki: Do e hapim derën me komision

Pak minuta pasi u largua ish-kryetari Bledjon Nallbati në drejtim të bashkisë me mbështetësit dhe prefektin ka shkuar kryetari i ri Duro, por dera ishte e mbyllur. Kryetari i ri deklaroi se dera e bashkisë do hapet nga një komision.

Duro tha se ka njoftuar policinë që të jetë prezente në hapjen e derës së bashkisë.

Ai theksoi se dera do të hapet qetësisht.

"I kam bërë kërkesë kryetarit paraardhës dhe komisariatit të policisë Devoll, që personat e paautorizuar nuk duhet të rrinë në territorin e bashkisë. Aty kishte njerëz që nuk janë pjesë e këtij komuniteti, nuk lejohet të protestojnë në korridoret e bashkisë. Kryetarit i kërkoj dorëzimin e zyrës. Pas orës 16:00 policia të jetë prezente në hapjen e institucionit të bashkisë. Ne do ta hapim qetësisht" deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat