Zbulohet se çfarë i kërkoi Ministri turk Edi Ramës në takimin me dyer të mbyllura

Shqipëria

Zbulohet se çfarë i kërkoi Ministri turk Edi Ramës në takimin me dyer të mbyllura

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 19:45
Süleyman Soylu dhe Edi Rama

Takimi me dyer të mbyllura, ministri turk i kërkon Ramës anëtarët e Lëvizjes së Fethulla Gylen Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Süleyman Soylu ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë. Siç raporton Anadolu Agency, në Rinas ai u prit nga zv/ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Besfot Lamallari, ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, si dhe nga përfaqësues tjerë qeveritarë dhe të institucioneve turke në vend, të cilët më pas u drejtuan në Ambasadën e Turqisë në Tiranë.

Një takim pati dhe me kryeministrin Edi Rama. Në takimin e mbyllur mes dy delegacioneve është diskutuar rreth anëtarëve të Lëvizjes së Fethulla Gylen në Shqipëri, organizatë që Ankaraja e ka futur në listën e terroristëve dhe e akuzon për tentativën për grusht e shteti më 15 korrik 2016. Turqia ka kërkuar më parë nga autoritetet shqiptare ekstradimin e anëtarëve të Lëvizjes Gylen.

Në takimin midis Ramës dhe Soylu u diskutua edhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe çështjeve të migracionit. Po ashtu edhe në takimin me Sandër Lleshaj, ministri turk ka kërkuar dorëzimin e anëtarëve të Lëvizjes së Fethulla Gylen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat