Rotacioni, Braçe – ish-kryebashkiakëve: Basha ju ktheu në fantazma në raport me ligjin

Shqipëria

Rotacioni, Braçe – ish-kryebashkiakëve: Basha ju ktheu në fantazma në raport me ligjin

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 20:26
Erjon Braçe

Zv.kryeministri Erjon Braçe reagoi pas ngjarjeve sot në Devoll, ku demokratët me në krye ish-kryetarin e zgjedhur nga radhët e PD-së nuk lejuan që mbledhja e konstituimit të zhvillohej në ambientet e bashkisë ku ndodhet salla e këshillit duke bërë që socialistët të zhvendoseshin te nënprefektura.

Në reagimin e tij, zëvendëskryeministri Braçe shprehet se kryetari i çdo bashkie, këshilltarët e këshillave dolën nga zgjedhje kushtetuese, vota e popullit, u njohën nga Gjykata e Kolegji, të dyja legjitime.

“Në ditë si kjo, fjala bie në Devoll, mbaron mandati i çdo të zgjedhuri. Pra, s’jeni më, jeni fantazma para ligjit”, shprehet ai. Sipas Kushtetutës, tha ai, në një ditë si kjo, kur ndodh kjo, nuk ka më as kryetarë e as këshilltarë, pra as këshilla bashkiakë”.

“Bashkë me ta e para tyre, sipas Kushtetutës, kryetarët e zgjedhur nga populli në përputhje me Kushtetutën, shpallur nga KQZ, Kolegji e mbi të gjitha, vërtetuar nga Gjykata, betohen, marrin e nisin detyrën! Kaq siç thotë Kushtetuta! Ndaj, duhet të kuptoni se jeni fantazma! Ju ktheu të tillë në raport me Kushtetutën e ligjin, Lulzim Basha. Boll i ratë popullit në qafë, ai kërkon shërbime menjëherë; merrni e merruni me Lulin tuaj”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat