Basha nga Saranda: 30 qershori jokushtetues, çdo produkt i tij është nul

Shqipëria

Basha nga Saranda: 30 qershori jokushtetues, çdo produkt i tij është nul

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 22:03
Lulzim Basha

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar edhe njëherë se zgjedhjet e 30 qershorit janë të paligjshme.

Gjatë takimit me strukturat e PD në Sarandë tha se çdo produkt nga 30 qershori është nul dhe antikushtetues.

Lulzim Basha: “30 qershori vetëm sa vërtetoi edhe njëherë se me Edi Ramën s’mund të ketë një proces normal zgjedhor. Natyrisht që 30 qershori është nul, është nul nga ana kushtetuese. Me 10 qershor, i vetmi institucion që dekreton zgjedhjet, Presidenti i Republikës, e anuloi si datë, caktoi një datë tjetër. I vetmi institucion që mund ta gjykojë është Gjykata Kushtetuese. Ndaj 30 qershori është nul. Nuk ka prodhuar dhe s’mund të prodhojë asnjë rezultat të ligjshëm."

Basha theksoi se objektiv i opozitës së bashkuar janë zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme pa Edi Ramën si kryeministër.

Lulzim Basha: “Vendosmëri të plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të parakohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese lokale, me një qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër. Dhe me nxjerrjen para drejtësisë, të të gjithë personave që janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e shqiptarëve, siç e kanë mësuar tashmë gjithë bota."

Basha fajësoi qeverinë për rrënimin total social-ekonomik të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat