Merrnin makina me qera në BE dhe i shisnin në Shqipëri, arrestohen anglezët

Shqipëria

Merrnin makina me qera në BE dhe i shisnin në Shqipëri, arrestohen anglezët

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 16:32
Ilustrim

Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Interpol Tirana kanë vënë në pranga dy shtetas të huaj, banues në Angli, nën akuzat e “Trafikimit të mjeteve motorrike” dhe “Mashtrimit".

Policia bën me dije se shtetasit M. A.,25 vjeç, lindur në Afganistan, banues në Angli dhe L. M., 28 vjeç, lindur në Kongo  dhe banues në Angli, nëpërmjet mashtrimit merrnin makina prodhim i fundit me qera në vendet e BE-së dhe i shisnin më pas në Shqipëri .

Makinat me dokumentacion të rregullt i fusnin nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit.

“Si rezultat i punës së bërë  u dokumentuan me prova ligjore  dy prej shumë rasteve që dyshohet se këta shtetas kanë kryer këtë veprimtari kriminale , konkretisht për një automjet AUDI dhe një automjet Benz prodhim i 2019-tës.

Më datë 18.07.2019, nëpërmjet  P.K.K. Hani i Hotit, shtetasi M. A., ka hyrë dhe trafikuar automjetin, tip Audi, të marrë në Gjermani, të cilin  e ka shitur në Shqipëri.

Po më datë 24.07.2019, janë  paraqitur për të hyre në territorin shqiptar shtetasit M.A., drejtues mjeti dhe L. M. pasagjer në automjetin tip Mercedez-Benz, vit prodhimi i 2019-tës, i cili është bllokuar në cilësinë e provës materiale”, - njofton policia.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër  vijon puna për dokumentoimin e plotë të  veprimtarisë së paligjshme të kryer nga këta dy shetats.

Materialet i kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së parë Shkodër, për  veprat penale  “Trafikimi i mjeteve motorrike” dhe “Mashtrimi". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat