PS do e shkarkojë nga BSH, Arben Malaj kërkon teserën: Do jem aty kur të tjerët ta braktisin - Bota Sot
PS do e shkarkojë nga BSH, Arben Malaj kërkon teserën: Do jem aty kur të tjerët ta braktisin

Shqipëria

PS do e shkarkojë nga BSH, Arben Malaj kërkon teserën: Do jem aty kur të tjerët ta braktisin

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 17:09
Foto

Partia Socialiste e ka shtyrë për në shtator vendimin për propozimin për shkarkimin e Arben Malajt nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që ish-ministri i Financave ka bërë një lëvizje politike.

Ai njofton se ka aplikuar ‘online’ për të marrë sërish teserën e Partisë Socialiste, nga e cila u largua në vitin 2013. Gjithsesi, kërkesa nuk i është pranuar ende dhe Malaj thekson se të drejtën e tij “universale dhe kushtetuese”, që të anëtarësohet vullnerarisht në PS, nuk e cënon dot asnjë.

Arben Malaj thotë se “mjaftistët parafabrikatë” do ta braktisin PS sapo të dalin në opozitë, por ai kërkon të jetë në atë moment brenda partisë “me integritetin e pa cënuar, me profesionalizimin e thelluar dhe me dashurinë e shtuar.”

Reagimi i plotë

Kur të tjerët do ta fillojnë ta braktisin sapo PS të dalë në opozitë, vendosa të kthehem në PS, me integritetin e pa cënuar, me profesionalizimin e thelluar dhe me dashurinë e shtuar. Nga mençuria dhe krenaria labe janë inspiruar përherë në vendimarrjet e mia.

Në 1991, ata që e molën Partinë e Punës e braktisën të parët dhe uk kthyen po të parët për të t’i thitur deri në pikën e fundit, në pikën ku nga gjinjtë e nënave del më shumë gjak se qumësht. Nënave u shkon dhimbje në zemër dhe prapë durojnë.

Në 1991 unë ju bashkova socialistëve vlonjatë për modernizimin e PS. Isha me shumë fat që bashkëpunova si nënkryetar i PS Vlorë me qindra socialistë të ditur, fisnik, trima dhe krenar. Dy më të spikaturit Gëzimin dhe Nikon. Ulem agresivitetin partiak në Vlorë, e hapën partinë për të gjithë duke spikatur dhe promovuar më të mirët. E drejtuan PS në vitet e “cmendura” të viteve më të vështira të tranzicionit.

Gëzimi, Niko dhe Theodhoriu nuk fituan mundësi për deputet.

PS ka shumë detyrim ndaj tyre dhe personaliteteve të tillë në degët e saj.

Gëzimi, Niko, Theodhoriu dhe disa kolegë të spikatur janë në moshë aktive dhe produktive shumë të dobishme për vendin se “mjaftistët parafabrikatë”, sepse ata janë të ditur dhe gëzojnë kredibilitet publik maksimal.

Në 2013-ën kur vinte era dhe pushteti të dehte, dhe të babëziturit luftonin për pjesën e tyre të madhe në tepsinë e socialistëve, u vetëlargova nga PS.

Për 8 vite luftova kundër arrogancës dhe babëzisë që e kërcënonte rëndë gjithë pasurinë dhe trashëgiminë shpirtërore të qindra mijë socialistëve dhe mbështetësve të saj.

Mjaftistët dhe të babëziturt duket se e molën 99% PS-në.

Në 2019-ën vendosa të kthehem në PS si një kontribut mirënjohës ndaj vendit tim dhe ndaj njerëzve të saj të mrekullueshëm.

Kam aplikuar online, por pranimi në PS nuk qenka siç thotë Rama.

Në mirënjohje të socialistëve aplikova online edhe në 2013-ën, paszgjedhjeve, por e bllokuan.

Të drejtën time universale dhe kushtetuese, që të anëtarësohem vullnerarisht në PS nuk e cënon dot asnjë.

Mirënjohje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...