Rritet vdekshmëria amësore e foshnjore

Shqipëria

Rritet vdekshmëria amësore e foshnjore

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Numri i nënave që kanë humbur jetën në 2018-ën ka pësuar rritje. "Sipas të dhënave të INSTAT për 2018, vdekshmëria amësore ishte 7.3 për 100.000 lindje nga 6.3 që ishte një vit më parë. Ky është niveli më i lartë i regjistruar që prej vitit 2011."

Instituti i Statistikave shpjegon se ndarja nga jeta e një gruaje shtatzëne gjatë shtatzënisë apo me pas, lidhet me menaxhimin e saj dhe jo nga shkaktarë aksidentale.

Po edhe pse 2018-a shënoi rritje të vdekshmërisë amësore, ky tregues në Shqipëri është shumë më poshtë mesatares botërore.

INSTAT raporton se edhe vdekshmëria foshnjore ka shënuar rritje gjatë vitit të kaluar. Në vitin 2018, humbën jetën 257 foshnje, nga 28,934 bebe të lindur, ose 8.9 foshnja vdiqën për 1 000 lindje. Ndërsa një vit më parë numri i foshnjave të vdekura ishte  8.0 për 1 000 lindje.

Ulja e numrit të lindjeve në vitin 2018 prej 6,3% krahasuar me vitin 2017 ka ndikuar sipas INSTAT në rritjen e koeficientit të vdekshmërisë foshnjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat