Aksidente të frikshme, 13 të plagosur në një ditë

Shqipëria

Aksidente të frikshme, 13 të plagosur në një ditë

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 22:54
Foto

Tetë persona kanë mbetur të plagosur në dy aksidente, që ndodhën mbrëmjen e së shtunës, në Tiranë dhe në Fier.

Katër persona të një familjeje u plagosën në afërsi të rrethrrotullimit në rrugën e Elbasanit në Tiranë, fare pranë Fakultetit Ekonomik, teksa automjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit F. F dhe pasagjerët D. F, R. F dhe , A. F të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Pak minuta më herët, një tjetër automjet ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Varibob” në Fier.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, E.H 30 vjeçe, nëna e saj, shtetasja G.Z, 46 vjeç, banuese në Vlorë edhe 2 fëmijët e mitur 2 dhe 6 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e personelit mjekësor në spitalin e Fierit.

Po në Fier, gjatë pasdites një punonjës policie është aksidentuar në vendin e quajtur “Dukas Bregas”, teksa makina e drejtuar nga kolegu i tij u përplas me një mjet tjetër.

Ndërkaq edhe pesë persona të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e 3 aksidenteve të ndryshme në Qarkun e Korçës.

Në aksin Korçë-Devoll, tre të reja mbetën të lënduara, pasi drejtuesja e mjetit evitoi përplasjen e një këmbësori në rrugë.

Dy aksidente u regjistruan në aksin Korçë-Pogradec.

Në fshatin Velitërnë një mikrobuz u përplas me një veturë e për pasojë mbeti e plagosur një pasagjere, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa pranë vendit të quajtur "Kryqëzimi i Rëmenjit" një makinë përplasi një motor, ku mbeti i plagosur drejtuesi 35 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat