Në 6 muaj, 111 zjarre nga pakujdesia në Elbasan

Shqipëria

Në 6 muaj, 111 zjarre nga pakujdesia në Elbasan

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Stina e verës ashtu si çdo vit sjell emergjencat ne raste zjarri.

Në Elbasan janë shënuar rreth 111 zjarre në 6 mujorin e parë të vitit. Shefi i shërbimit zjarrfikës Elbasan bën me dije se zjarret janë shkaktuar nga pakujdesia dhe më të shpeshta kanë qenë ato në kuzhinë, nga bombulat e gazit etj.

Zjarri më i fundit qe ndodhi në Elbasan ishte në kuzhinën e një banese pranë stadiumit “Elbasan Arena” i cili alarmoi banorët.

Zjarrfikësit qe ndërhyjnë të paret dhe shohin se çfarë dëmesh bën zjarri në pak sekonda u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes me bombolat e pakolauduara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat