Del nga burgu, përdhunon mbesën/ Kapet i fshehur në pyll

Shqipëria

Del nga burgu, përdhunon mbesën/ Kapet i fshehur në pyll

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 15:30
Foto

Një ngjarje e rëndë ka shokuar banoret e njësisë Administrative Grabjane, të bashkisë Divjakë. Një vajzë 16-vjeçare, që jetonte me gjyshen pas humbjes të prindërve të saj dy vite më parë, është përdhunuar nga xhaxhai, Fatmir Jonuzi.

Banoret e zonës janë të shokuar për vajzën, teksa shtojnë se 45 vjeçari ishte person problematik.

Xhaxhai moster, dy jave më parë kishte dalë nga burgu ku kishte kryer dënimin për veprën penale të konsumimit, prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Përpara kamerës banorët e Grabjanit kërkojnë dënimin maksimal për autorin e kësaj ngjarje makabre.

Autori i krimit u kap nga policia në pyllin e Divjakës pas disa orë kërkimesh nga policia, menjëherë pas denoncimit të 16 vjeçares.

Kjo e fundit aktualisht është marrë mbrojtjen e shtetit dhe është strehuar në një banesë sociale./tch/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat