Rama: BE është e rëndësishme për ne, nuk mund të heqim dorë

Shqipëria

Rama: BE është e rëndësishme për ne, nuk mund të heqim dorë

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 16:56
Edi Rama

Kryeminsitri Edi Rama ka marrë pjesë Forumi Convoco, në Salzburg.

Në facebook, Rama ka publikuar një pjesë nga komunikimi me moderatorin Hans Ulrich Obrist, Drejtori i Galerisë “Serpentine”.

Ai bën me dije se diskutimi i tyre është një bashkëbisedim mbi artin, politikën, Shqipërinë dhe Europën.

Rama: Bashkimi Europian është çështje e rëndësishme për ne, prandaj s`mund të heqim dorë nga ajo. Nëse në do të kishit ftuar në forum palën tjetë politike, do dëgjonit një anë tjetër të historisë për 30 qershorin.

Rama foli edhe për protrestat e organizuara nga opozita, të cilat i quajti politike.

Rama: Protestuesit, nëse debatojnë, nuk quhen të tillë, u munduan të më thyejnë mua, por thyen kërpudhën. Cilësia e demokracisë nuk varet nga sa biem dakord, ne nuk biem dakord as për kohën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat