Dita e Mbrojtjes së Natyrës, Shqipëria me shtim të zonave të mbrojtura

Shqipëria

Dita e Mbrojtjes së Natyrës, Shqipëria me shtim të zonave të mbrojtura

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 21:00
Foto

Dita Botërore e Mbrojtjes së Natyrës e gjen Shqipërinë me shtim të zonave të mbrojtura si në numër dhe në sipërfaqe, duke arritur në 18 % të sipërfaqes së vendit.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura thekson se janë 275 punonjës që kujdesen për këto zona dhe gati gjysma e tyre janë rangersa.

Çdo ditë bëhen monitorime në terren për shumëllojshmërinë biologjike, evidentimin e florës dhe faunës dhe këto të dhëna hidhen online në dy regjistra elektronik, sistemin BioNNA dhe SIMF.

Janë instaluar mbi 200 kamera kurth në gjithë ZM të vendit. Në sajë të projektit NaturAL financuar nga BE është kryer kualifikimi i stafit, janë pajisur me mjete kundra zjarrit, si dhe një sërë pajisjesh të tjera GPS, dylbi, etj.

Tashmë, janë në funksion të plotë 10 Qendra Vizitoresh, ku turistët marrin informacionin e nevojshëm për Zonat e Mbrojtura si për vlerat natyrore, iteneraret deri dhe ndihmën e parë në rast aksidentesh.

Dita Botërore e Ruajtjes së Natyrës shënohet më 28 korrik të çdo viti. Ajo është një ditë për të rritur ndërgjegjësimin te njerëzit për të mbrojtur natyrën dhe burimet natyrore.

Shumë rreziqe i kanosen natyrës sot, si shpyllëzimi, transportimi i paligjshëm i kafshëve, ndotja nga plastika, kimikatet etj. Por sot shumë shtete e kanë kuptuar rëndësinë e ruajtjes së natyrës.

Një mjedis i shëndetshëm duhet krijuar për të mbrojtur brezin e tanishëm dhe brezat që do të vinë. Është e domosdoshme që njerëzit të kuptojnë që bota është një dhe që një gjë e bërë në një pjesë të globit, do të ketë efekt në pjesët e tjera të tij.

Toka ka gjëra të domosdoshme për të jetuar, si ujë, ajër, minerale, pemë, kafshë, ushqim, kështu që është e domosdoshme që në ta mbajmë të pastër dhe të shëndetshme.

Origjina e Ditës Botërore të Ruajtjes së Natyrës nuk dihet, por qëllimi i saj është aq i rëndësishëm saqë duhet të festohet çdo vit.

Burimet natyrore përdoren në shumë mënyra të ndryshme për lakminë e njerëzve. Ruajtja e natyrës është menaxhimi dhe përdorimi me mençuri i këtyre burimeve.

Nga disbalanca natyrore, njerëzit po hasin rreziqe si sëmundje, fatkeqësi natyrore, rritja e temperaturës, ngrohja globale etj. Ne duhet ta ruajmë natyrën për mirëqenien e brezave të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat