Shembet rruga në Berat

Shqipëria

Shembet rruga në Berat

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 21:26
Foto

Investimi më i madh në qytetin e Beratit, që përfundoi tri vjet më parë, ka pësuar sot një dëmtim të madh në segmentin Polici-Stadiumi Tomori.

Rruga është çarë dhe është shembur në njërin krah, gjatë qarkullimit të automjeteve në rrugë.

Një automjet që ishte në ecje përgjatë këtij aksi, ka rënë në gropën e shembur në rrugë, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Në vendngjarje kanë dalë specialistë të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë e Beratit, të cilët kanë rrethuar vendin dhe kanë pezulluar qarkullimin e mjeteve pranë rrugës së shembur.

Burime zyrtare pranë kësaj drejtorie deklarojnë, se do të punohet gjatë gjithë natës për riparimin e rrugës që mendohet të përfundojë nesër në mesditë. 

Specialistët e kësaj drejtorie bëjnë me dije, se rruga ka shkarë dhe më pas është shembur për shkak të shembjes së njërit krah të murit mbajtës nëntokësor të kanalizimeve të ujërave të zeza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat