Ulje temperaturash dhe shi në të gjitha qarqet/ Ja si nis java në vend

Shqipëria

Ulje temperaturash dhe shi në të gjitha qarqet/ Ja si nis java në vend

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 06:13
Ilustrim

Parashikimi i motit, e hënë 29 Korrik, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

RESHJET

Sot  (e hënë, dt.29) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet, me përjashtim të qarkut të Shkodrës dhe Lezhës ku reshjet do të jenë mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Sot  (e hënë, dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 28 °C

në vendet e ulëta: 20 / 30 °C

në vendet malore: 14 / 23 °C.

ERA

Sot (e hënë, dt.29) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në qarqet e veriut dhe të bregdetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat