Ruçi ndjek konstituimin e këshillit bashkiak Fier, betohet Armando Subashi

Shqipëria

Ruçi ndjek konstituimin e këshillit bashkiak Fier, betohet Armando Subashi

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 10:48
Foto

Eshte konstituar sot Keshilli i ri i Bashkise Fier pas zgjedhjeve te 30 qershorit. Gjithashtu bëri betimin edhe Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi i cili është fitues i një mandati të dytë.

Këshilli i ri i bashkisë mbajti mbledhjen e parë ku morën mandatin 51 këshilltarë , nga të cilët 48 kanë marrë mandatin nga PS , 2 anëtarë janë të Demokracia Sociale dhe  1 këshilltar nga Partia Social Demokrate

Gjithashtu është zgjedhjur edhe kreu i këshillit të bashkisë si dhe sekretarët.

Keshilli i Bahkise nis legjislaturën e re me një shtesë të numrit të anëtarëve të këshillit me gati 10 anëtarë më shumë. Nga 41 anëtarë që kishte më parë keshilli i Bashkise Fier sot janë 51 anëtarë

Pjesëmarrës në mbledhjen e parë të këshillit të bashkisë Fier kanë qenë edhe Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi si dhe deputetë  të PS qarkut Fier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat