Negociatat, Greqia: Nuk do bllokojmë Shqipërinë, por kushte do të vendosim

Shqipëria

Negociatat, Greqia: Nuk do bllokojmë Shqipërinë, por kushte do të vendosim

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 10:57
Kyriakos Mitsotakis

Greqia nuk do të bllokojë ambicien e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Kështu është shprehur një burim i afërt me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, për gazetën ‘Kathimerini’.

Por ndonëse burimet nga Kryeministria e Greqisë thonë se nuk do të ketë veto për dy shtetet fqinje, ato saktësojnë se Athina do të vendosë disa kushte.

“Greqia nuk do t’i thotë jo askujt. Megjithatë, ajo do të vendosë kushtet e saj”, është shprehur burimi.

Athina pritet të kërkojë nga Shqipëria mbrojtje më të mirë të të drejtave të pakicave etnike greke në përputhje me traktatet dhe rregulloret ndërkombëtare. Ndërsa nga Shkupi do të kërkojë zbatim të rreptë të Marrëveshjes së Prespës.

Në muajin tetor, Këshilli Evropian do të vendosë nëse do të hapë negociatat me dy shtetet ballkanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat