Moti i keq, rënie masive gurësh në Krujë

Shqipëria

Moti i keq, rënie masive gurësh në Krujë

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 14:05
Foto

Në rrugën Krujë-Sari Salltik ka pasur rënie masive gurësh, si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin nga mesdita e së dielës.

Ky aks është bllokuar provizorisht, ndërsa më pas është bërë e mundur lëvizja e automjeteve vetëm në një krah të rrugës. Po ashtu në disa rrugë në Krujë, janë krijuar probleme në lëvizjen e automjeteve.

Kushtet e motit u përkeqësuan në fundjavë duke krijuar probleme, kryesisht në zonat bregdetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat