Rama: Vendimi i BE në tetor politikë puro, nuk përjashtoj asnjë version

Shqipëria

Rama: Vendimi i BE në tetor politikë puro, nuk përjashtoj asnjë version

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 13:29
Edi Rama

Kryeministri Rama është shprehur se vendimmarrja e Bashkimit Europian në tetor nuk ka lidhje me Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut.

Gjatë konferencës me gazetarët kryeministri theksoi se vendimi do jetë politik dhe se nuk përjashton asnjë mundësi.

Edi Rama: "Vendimmarrja e tetorit nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ka lidhje me Bashkimin Europian dhe të ardhmen e tij, me dinamikat e brendshme të BE, debatet e brendshme në BE, me qëndrime të caktuara jo plotësisht harmonike brenda BE. 

Kjo është e vërteta dhe nuk e luan topi. Është politikë dhe nuk ka lidhje me asnjë objektivitet dhe asnjë vlerësim objektiv teknik. Është politikë puro. Secili bën politikën e vet. BE nuk është në ditët e veta më të lumtura dhe në ditët e veta më të qarta kështu që gjithçka mund të ndodhë në tetor. Nuk mund të përjashtoj asnjë version."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat