Prokurori i SPAK, Altin Dumani i pastër në të tre kriteret e vettingut

Shqipëria

Prokurori i SPAK, Altin Dumani i pastër në të tre kriteret e vettingut

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 15:37
Altin Dumani

I renditur si i pari në listën e KLP-së për SPAK, Altin Dumani ka dalë këtë të martë para vettingut.

Prokurori Dumani është hetuar në tre kriteret pasurinë, integritetin dhe aftësinë profesionale.

Gjatë seancës dëgjimore relatori i çështjes bëri publik raportin për Dumanin nga ku rezultonte se prokurori dhe bashkëshortja e tij kishin në pronësi dy apartamente ne Tiranë ku njëri ishte pranë stadiumit Dinamo dhe tjetri në Yzberisht dhe një ambient 28 metra katrorë zyrë pranë Kopshtit Botanik.

Sipas KPK-së burimi i krijimit të kësaj pasurie ishin të ardhurat si dhe fitimet nga dhënia me qira të apartamenteve dhe zyrës, për të cilat tha se i ka paguar taksat në zyrën e tatimeve.

Vetë Dumani kërkoi konfirmimin e detyrë, ndërsa i pranishëm në seancë ishte edhe vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs, i cili nuk i ka bërë pyetje për Dumanin.

“Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s’kam asnjë pyetje. Zoti Dumani qenka me fat,”-u shpreh Jacobs. 

Vendimi për Dumanin do të jepet të mërkurën në orën 11.30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat