“I kërkova të ndaheshim, ai më përdhunoi me mikun e tij” Rrëfimi i grekes për ish të dashurin shqiptar

Shqipëria

“I kërkova të ndaheshim, ai më përdhunoi me mikun e tij” Rrëfimi i grekes për ish të dashurin shqiptar

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 23:20
Ilustrim

Dy shtetas me origjinë nga Shqipëria të moshës 26 dhe 28 vjeç kanë përfunduar në pranga fill pas denoncimit të bërë nga një 26 vjeçare greke.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në mbrëmje, ndërsa në median greke detajet kanë dalë këtë të martë. Sipas televizionit ANT1, vajza greke mbante një lidhje dashurie me 28 vjeçarin shqiptar, i cili punonte në një ndër ishujt grekë.

Në momentin që ajo i ka kërkuar të ndaheshin, i riu e ka dhunuar seksualisht së bashku me një shokun e tij. Ky të paktën është pretendimi i vajzës, në trupin e së cilës janë gjetur shenja dhune.

“Unë kërkova të ndaheshim dhe ata më kapën me zor dhe kryen akte të turpshme ndaj meje”, mësohet të ketë thënë vajza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat