Pas letres se derguar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, drejtuar presidentit te vendit, Ilir Meta, pas kerkeses se tij per informim, lidhur me shqetesimin per nje termet apokaliptik qe parashikoi sizmologu grek se do te godase Ballkanin, vjen reagimi i zedhenesit te Kreut te Shtetit.
Zedhenesi Tedi Blushi, mes nje shenimi ne rrjetet sociale, ironizon me ministren, duke e quajtur “zëdhënësen” e re në Shqipëri të z.Tselentis.
“Papagajtë nuk kanë nevojë për fakte dhe as për argumente, ata vetëm përsërisin veten çdo herë”- shkruan ai.
Reagimi i Tedi Blushit
Papagajtë nuk kanë nevojë për fakte dhe as për argumente, ata vetëm përsërisin veten çdo herë. Për ata që kanë dëgjuar sot “zëdhënësen” e re në Shqipëri të z.Tselentis, po u rikujtojmë shkrimet e publikuara në mediat ndërkombëtare dhe kombëtare që i gjeni në linkun më poshtë. Ndërsa për ligjin “Për Mbrojtjen Civile” bën mirë të jetë e informuar se është dekretuar para se të përfundojë afati!