Veliaj: Një mandat tjetër për Tiranën e shekullit të ri

Shqipëria

Veliaj: Një mandat tjetër për Tiranën e shekullit të ri

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 12:20
Foto

Pas betimit si kryetar i bashkisë së Tiranës edhe për një mandat të dytë, Erion Veliaj shprehu angazhimin se nuk do t’i zhgënjejë qytetarët dhe se do të punojë për vijimin e projekteve transformuese për qytetin.

“Në këta katër vjet bashkë me mbështetjen e qeverisë, bëmë shumë për Tiranën e shekullit të ri. Jam besimplotë që në këtë mandat të dytë, e gjithë energjia ime dhe e anëtarëve të ri të Këshillit Bashkiak do të shkojë për përmbushjen e çdo premtimi që kemi dhënë. Bashkë!”, tha Veliaj.

Sot është dita e parë e mandatit të dytë të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat