Dëmtohen disa shtëpi pas tërmeteve në Korçë

Shqipëria

Dëmtohen disa shtëpi pas tërmeteve në Korçë

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 19:23
Foto

Rreth 12 shtëpi në Qafëzezë, të cilat ishin dëmtuar nga tërmeti i 1 qershorit që ra në Korçë kanë pësuar sërish dëme pas lëkundjeve të sotme. Të paktën kështu shprehen banorët e zonës.

Kujtojmë se sot dy tërmete ranë në Korçë, njëri me epiqendër 10 km në jugperëndim të Bilishtit me magnitudë 3.4, në orën 16:21 dhe tjetri 16 km në Lindje të Korçës me magnitudë 4.4.

Ndërkohë tërmetet janë ndierë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi.

Kujtojmë se prej 1 qershorit vala e tërmeteve të njëpasnjëshme përfshiu qarkun e Korçës, duke dëmtuar qindra banesa në fshatin Floq, Qafëzez dhe Vidohovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat