“Teatri”, Meta publikon videon e Ramës: Dëgjoni ç’thoshte kur ishte ministër në qeverinë time

Shqipëria

“Teatri”, Meta publikon videon e Ramës: Dëgjoni ç’thoshte kur ishte ministër në qeverinë time

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 09:00
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta, bën me dije se i ka dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ku shpreh mbështetjen për mbrojtjen e godinës.

“Të dashur miq! Po ju njoh me faktin se dje i kam dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të konfirmuar mbështetjen time në aplikimin e saj drejtuar organizatës prestigjoze ‘Europa Nostra’ për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental”, shkruan Meta.

Ai shton se të gjitha qëndrimet e tij në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë dhe janë në koherencë të plotë për këtë çështje prej 20 vitesh.

Më tej publikon një video të Edi Ramë, të kohës kur ishte ministër Kulture dhe Meta Kryeministër.

“Dëgjoni ju lutem kryeministrin aktual, z.Rama se si e konfirmonte këtë fakt në vitin 2000, kur shërbente me devocion të jashtëzakonshëm si ministër Kulture, në qeverinë që unë drejtoja”, shkruan Presidenti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat