Universiteti Mesdhetar gati për të pritur studentët e rinj, 2400 kuota të lira

Shqipëria

Universiteti Mesdhetar gati për të pritur studentët e rinj, 2400 kuota të lira

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 11:13
Foto

Me një eksperiencë 10-vjecare dhe me një staf të kualifikuar, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë është gati të mirëpresë studentët në vitin e ri akademik. Rreth 2400 kuota do të jenë në dispozicion për studentët e rinj.

Gudar Beqiraj: Më shumë janë referencat për Fakultetin e Ekonomisë, në degën e administrimit dhe financës.

Por cfarë i dallon Universitetin Mesdhetar nga cdo institucion tjetër i arsimit të lartë?

Gudar Beqiraj: Konsiderohet kurdoherë studenti si qendra e gravitetit. Dy janë shtyllat kryesore që duhet të kemi parasysh. Janë stafi akademik dhe infrastruktura e universitetit.

Akademiku Godar Beqiraj, rektor i Universitetit Mesdhetar thotë se diploma e marrë në këtë universitet është garanci për studentët në gjetjen e vendit të punës.

Gudar Beqiraj: Ka studentë që pa mbaruar shkollën, pra punojnë gjatë kohës që bëjnë edhe studimet, part time në fushën ku studiojnë këtu tek ne.

Universiteti Mesdhetar përbëhet nga tre fakultete: Shkencat ekonomike, Shkencat Juridike dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat