Bashkia e re Gjirokastër/ Merr detyrën Flamur Golemi. Mungon në ceremoni ish-kryetarja Rami

Shqipëria

Bashkia e re Gjirokastër/ Merr detyrën Flamur Golemi. Mungon në ceremoni ish-kryetarja Rami

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 12:08
Flamur Golemi

Konstituohet Këshilli i ri i bashkisë së Gjirokastrës i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një ceremoni ku gjithë këshilltarët u dakordësuan për propozimet, kreut i ri i bashkisë Flamur Golemi tha se megjithëse procesi ishte i pazakontë bashkia do të punojë edhe për ata që nuk morën pjesë në zgjedhje.

Sipas tij motoja e bashkisë do të jetë rritja e mirëqenies së qytetarëve. Procesi i konstituimit të këshillit të ri kaloi në qetësi ndërsa ra në sy mungesa e ish kryetares se bashkisë Zamira Rami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat