Gjendet një makinë e djegur në Fushë Krujë, dyshohet se u përdor për vrasjen në Durrës

Shqipëria

Gjendet një makinë e djegur në Fushë Krujë, dyshohet se u përdor për vrasjen në Durrës

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Një automjet i tipit ‘Benz’ është gjetur i djegur në Urën e Gjolës në Fushë Krujë. Makina është gjetur rreth orës 15:45, ndërkohë që në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe ato të zjarrfikëses.

Dyshohet se makina mund të jetë përdorur në vrasjen që ndodhi sot në Durrës.

Ngjarja ndodhi në lagjen 18 të qytetit, në afërsi të degës së Kryqit të Kuq, ku 40-vjeçari Feriz Bardhi u qëllua me armë dhe ndërroi jetë në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat