Krimi në derën e shtëpisë në Durrës, e thirrën nga jashtë portës dhe e ekzekutuan

Shqipëria

Krimi në derën e shtëpisë në Durrës, e thirrën nga jashtë portës dhe e ekzekutuan

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 09:03
Feriz Bardhi

Dalin detaje të reja lidhur me krimin e ndodhur mesditën e djeshme në Durrës, ku u ekzekutua me armë zjarri 40-vjeçari Feriz Bardhi.

Nga hetimet e kryera dyshohet se viktimës i ishte bërë një ekzekutim i mirë menduar, ndërkohë që krimi dyshohet të ketë qenë i porositur dhe viktima të jetë mbajtur prej kohësh në vëzhgim.

Bardhi u ekzekutua në oborrin e shtëpisë, me breshëri të shtënash automatiku, teksa është thirrur nga disa persona që ndodheshin jashtë derës.

Për shkak të mungesës së kamerave të sigurisë në zonën e banesës së viktimës në Shën Vlash, identifikimi i të dyshuarve bëhet edhe më i vështirë.

Ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona, por pa arritur ende në gmjurmët e të dyshuarve.

Në momentin e krimit në banesë ndodhej vetëm nëna e Bardhit, teksa gruaja dhe dy fëmijët ndodheshin për pushime.

Rezulton se Feriz Bardhi është i proceduar penalisht në Itali për trafik droge dhe dyshohet se vrasja e tij është kryer për hesape të vjetra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat