Lleshaj i përgjigjet PD: Nuk i përkas farës suaj! Vjedhja e dëshiruar dëshpërimisht, nuk do të ndodhë

Shqipëria

Lleshaj i përgjigjet PD: Nuk i përkas farës suaj! Vjedhja e dëshiruar dëshpërimisht, nuk do të ndodhë

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 11:11
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i është përgjigjur akuzave të opozitës, duke thënë se drejtuesit e Partisë Demokratike vuajnë një krizë të thellë.

Lleshaj thotë se ata besojnë sinqerisht se kushdo që ka një pushtet vjedh, pasi ata vetë kanë vjedhur sa herë kanë patur një mundësi për ta bërë këtë.

Në vijim të kësaj logjike mjerane, përmes një deklarate dje, thotë ministri, ata kanë parashikuar një vjedhje që do të ndodhë në të ardhmen, kur të përzgjidhet fituesi i një procedure prokurimi për uniformat e Policisë së Shtetit.

Duke hedhur poshtë me neveri gënjeshtrat e turpshme që mbajnë logon e PD-së, ai iu drejtohet them autorëve të tyre duke thënë se:

– Sandër Lleshaj nuk i përket farës tuaj.

– Sandër Lleshaj ka dhe do të ketë vetëm një pasuri në jetën e tij: Nderin e tij, të familjes, të të parëve të tij dhe të Atdheut të tij.

– Sado të ëndërroni, Sandër Lleshajn nuk do ta keni kurrë të ngjashëm me ju, as në vjedhje, as në vrasje dhe as në turpe të tjera.

“Mund të duket naivitet nxitimi juaj për të parashikuar një vjedhje në të ardhmen. Por, në të vërtetë, kjo është një përpjekje djallëzore për të ndërhyrë dhe ndikuar në një procedure publike dhe të hapur ndërkombëtare”, shkruan ministri.

Ai shton se pa dashur të parashikojë të ardhmen, garanton drejtuesit e PD, se:

– Vjedhja e dëshiruar dëshpërimisht prej jush nuk do të ndodhë.

– Tentativa juaj për të ndërhyrë në procesin e prokurimit të uniformave të Policisë së Shtetit nuk do të ketë sukses.

– PD do të duhet të mbrojë përpara një gjykate poshtërsitë me të cilat ka ndotur opinionin publik.

– Çdo shumë financiare, që do të rezultojë si zhdëmtim pas procesit gjyqësor, do të shkojë në favor të familjeve të policëve të rënë në detyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat