Edi Paloka tregon a do të shkojë PD në zgjedhje më 13 tetor

Shqipëria

Edi Paloka tregon a do të shkojë PD në zgjedhje më 13 tetor

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 17:22
Edi Paloka

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka deklaruar se se Partia Demokratike e njeh si kushtetues dekretin e Metës për zgjedhjet e 13 tetorit, por a do të marrë pjesë PD në zgjedhje nëse ato zhvillohen?

I ftuar në syri.net, Paloka u shpreh kështu:

“ Dekretin e presidentit e njohim si kushtetues. A do të marrim pjesë ne apo jo? Këtë e kemi deklaruar prej kohësh. Edhe për 30 qershorin kishim vendosur para se presidenti ta zhdekretonte. Me dekretin e ri presidenti thjesht bëri të paligjshëm veprimin e Ramës. Përveç datës nuk ka ndryshuar asgjë tjetër. Asnjë kusht nuk është plotësuar. Dako është aty, Gjiknuri është aty, paratë e drogës janë aty”.

Sipas tij, të gjithë ata që janë përpjekur të legjitimojnë 30 qershorin duhet të futen në burg.

“A quhen apo nuk quhen këto zgjedhje, nuk e merr vendimin ODIHR, por institucionet shqiptare, që janë të kapura nga Rama. Të gjithë duhet të futen në burg. Nëse ka shtet ata duhet të jenë në burg, duke nisur nga Denar Biba. Raporti i ODIHR bën të qartë se më 30 qershor nuk ka patur as zgjedhje, as votime”, deklaroi nënkryetari i PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat