Administrata e Bashkisë Mat bllokon hyrjen kryesore të godinës, konstituohet këshilli dhe betohet kryetari

Shqipëria

Administrata e Bashkisë Mat bllokon hyrjen kryesore të godinës, konstituohet këshilli dhe betohet kryetari

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 17:46
Administrata e Bashkisë Mat bllokon hyrjen kryesore të godinës

As në Bashkinë e Matit nuk ndodhi siç ishte parashikuar. Dy ditë më parë vendorët kishin premtuar zhvillimin e mbledhjes së parë të këshillit bashkiak në sallën e bashkisë, ndërkohë gjatë natës së fundit punonjës të administratës kishin vendosur çelsa të tjerë mbi derën e sallës së këshillit.

Rreth orës 09.30 punonjës të Policisë Bashkiake, administratorë të njësive lokale, drejtorë të bashkisë dhe disa militantë ishin tubuar para derës kryesore, duke krijuar një situatë jo normale.

Mbledhje u zhvillua në mjediset e Nënprefekturës së Matit. Nga 21 këshilltarë morën pjesë në mbledhjen e parë 19 këshilltarë, ndërkohë njëri prej tyre u gjet nga komisioni i mandatave në shkelje të ligjit, kishte konflikt interesi.

Më shumica votash u zgjodh kryetare e këshillit bashkiak Mat, Elisa Gjasta dhe antarë të këshillit të Qarkut Dibër Halit Palamani, Hasan Pasha dhe Elisa Gjasta. Gjatë mbledhjes kryetari i ri i bashkisë Mat Agron Malaj u betua se do të jetë në shërbim të qytetarëve  matjanëve dhe se do të zbatojë me korrektësi ligjin. Pak minuta pas përfundimit të mbledhjes nuk kishte protestues para bashkiaë dhe kryetari Malaj nisi nga puna në zyrën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat