Sherr për motive banale, i riu shqiptar qëllon miqtë e tij me pistoletë në këmbë dhe fytyrë

Shqipëria

Sherr për motive banale, i riu shqiptar qëllon miqtë e tij me pistoletë në këmbë dhe fytyrë

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 19:16
Elbasan

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit, ku të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur për shkak të shtënave me armë zjarri.

Gjithçka ka nisur në një lokal pranë Pallatit të Sportit në qytet, ku pas një sherri për motive banale, autori ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka marrë armën. Me të ardhur sërish në lokal, plumbat i janë drejtuar shtetasve Fezi Agon, Elton Cërriku dhe Mihal Kocashit.

Si pasojë e të shtënave, Ago dhe Cërriku kanë mbetur të plagosur, ndërsa Kocashi është lënduar nga sende të forta. Dy të plagosurit kanë mbërritur në spital dhe mësohet se plagët i kanë në pjesët e këmbës dhe fytyrës. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, por ende nuk është mësuar se cili prej tyre.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Gjithashtu janë ngritur postoblloqe për të arrestuar autorin, i cili është identifikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat