Rrezikoi të mbytej, polumbarët shpëtojnë 55 vjeçarin në Jalë

Shqipëria

Rrezikoi të mbytej, polumbarët shpëtojnë 55 vjeçarin në Jalë

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Polumbarët e Forcës Detare i kanë shpëtuar jetën pushuesit 55 vjeçar.

Sot në mesdite, mjeti i Rojës së Plazhit të Forcës Detare në Jalë, polumbarët, Detar Klinti Beqaj dhe Detar Erion Hysenaj shpëtuan nga mbytja qytetarin me iniciale G. C, 55 vjeç nga qyteti i Kukësit.

Për shkak të kohës së keqe, erës dhe detit me dallgë, qytetari, e ka patur të pamundur të dilte në breg duke rrezikuar jetën.

U desh ndërhyrja e polumbarëve për të shpëtuar qytetarin. Qytetarit iu dha ndihma mjekësore nga mjeku i Shtëpisë së Pushimit Ushtarak në Jalë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat