Basha: Opozita i fiton zgjedhjet e lira kurdo që të mbahen - Bota Sot
Basha: Opozita i fiton zgjedhjet e lira kurdo që të mbahen

Shqipëria

Basha: Opozita i fiton zgjedhjet e lira kurdo që të mbahen

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 00:22
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi nga Fushë-Arrëzi se opozita e bashkuar është fituese e zgjedhjeve të lira e të ndershme kurdo që të mbahen ato. Basha deklaroi se 30 Qershori e vërtetoi këtë duke i bashkuar shqiptarët krah opozitës.

“Përmes 6 muajsh protestash i kemi dhënë kurojo çdo shqiptari, kemi vetëdijësuar çdo shqiptar dhe sot pas 30 qershorit, nuk janë vetëm sondazhet ato që tregojnë PD dhe aleatët fitues të zgjedhjeve të ardhshme, të lira e të ndershme kurdo që të mbahen ato, por është vetë përmasa e 30 Qershorit. Janë 85 përqind e shqiptarëve të cilët ushtuan me refuzimin e tyre në 30 Qershor, thirrjen kombëtare: “Rama ik” dhe vulosën kësisoj aleancën më të madhe politike që ka njohur Shqipëria dhe shqiptarët që nga vitit 1992″, deklaroi shefi i opozitës shqiptare.

Kryetari i PD, duke komentuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 Qershorit, tha se ‘Rilindjen’ e kanë braktisur dhe socialistët.

“Më 30 Qershor Edi Ramën dhe regjimin e tij e kanë braktisur edhe socialistët e ndershëm. 30 Qershori është dita e bashkimit më të madh “Rama ik”, por është edhe një klithmë, një kushtrim për ndryshim,” nënvizoi gjatë takimit me strukturat e PD, kryetari Basha.

Lulzim Basha kërkoi nga demokratët që t’i përgjigjen thirrjes së shqiptarëve që duan ndryshimin e madh.

“Prej nesh shqiptarët kërkojnë më shumë se denoncime, më shumë se përballje, kërkojnë më shumë siguri për të nesërmen dhe rrugën e ndryshimit të vërtetë ku gjithkush do të jetë më mirë. Tani ka ardhur koha t’i ofrojmë shqiptarëve rrugëdaljet nga kjo krizë e tmerrshme dhe ta shndërrojmë shumicën 85 përqind “Rama ik”, në shumicën e re qeverisëse që do t’i prijë transformimit ekonomik dhe politik të vendit“, dekaroi kreu i PD-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...