“Në atë godinë vdiqën shokët e mi”! Rama “godet” me Bujar Asqeriun: Boll më - Bota Sot
“Në atë godinë vdiqën shokët e mi”! Rama “godet” me Bujar Asqeriun: Boll më

Shqipëria

“Në atë godinë vdiqën shokët e mi”! Rama “godet” me Bujar Asqeriun: Boll më

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 16:40
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama edhe sot ashtu si ditët e tjera, ka treguar me fjalët e aktorit të famshëm, Bujar Asqeriu, pse Teatri Kombëtar duhet shembur për t’u ndërtuar një i ri. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama citon fjalët e aktorit Asqeriu, i cili thotë se në atë godinë nuk do të futet më, pasi sipas tij, është sëmundje.

“Aktori i famshëm, Bujar Asqeriu, i përket një brezi të ndërmjetëm, mes mjeshtrave që themeluan Teatrin Kombetar gjatë epokës komuniste dhe të rinjve, që erdhën në skenë kur regjimit komunist i erdhi fundi.

Ai krijoi një galeri të pasur rolesh, në ekran dhe në skenë, duke fituar zemrat e respektin e publikut. Në këtë çështjen, “prishet nuk prishet” rrënoja e teatrit, Bujari ishte zëdhënës i fuqishëm i protestës fillestare; kur i tërë komuniteti u mblodh bashkë, për të garantuar vijën e kuqe të mosprekjes së territorit të Teatrit Kombëtar për ndërtime të tjera.

Qyshse kjo çështje u sqarua qartë e prerë me qeverinë e me bashkinë, që s’kanë pasur kurrë ndërmend të përdorin truallin e teatrit për tjetër gjë, përveçse për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Bujar Asqeriu, njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror, mbështet pa rezervë shembjen e të vjetrit e ndërtimin e të riut”, shkruan Rama, ndërsa më poshtë citon mesazhin e aktorit Bujar Aseriu.

“Nuk jam për protesta, nuk i mbështes. Dua të dëgjohen arkitektët. Unë më në atë godinë nuk futem sepse është sëmundje. Nga ajo godinë ku vdiqën shokët e mi, më duket se jam sëmurur edhe unë. Dua një Teatër të ri dhe nuk ka më kuptim që të vihemi kundër njëri-tjetrit, por t’ua lëmë këtë çështje arkitektëve. Boll se u teprua!”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...