Ilir Meta: E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet

Shqipëria

Ilir Meta: E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 09:56
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta këmbëngul se zgjidhja për krizën politike janë zgjedhjet. Sipas Kreut të Shtetit, pa zgjedhje nuk ka demokraci dhe se moszgjidhja e krizës i shërben pakicës që nuk e do çeljen e negociatave.

“E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pa zgjedhje nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët.

Moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë?? me Bashkimin Europian??, pasi ka për të humbur gradualisht pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik.

18 tetori po afron!”, shkruan Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat