“Çdo ditë një vjedhje”, Salianji publikon kontratën: Edhe Kepi i Rodonit me PPP

Shqipëria

“Çdo ditë një vjedhje”, Salianji publikon kontratën: Edhe Kepi i Rodonit me PPP

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 18:25
Ilustrim

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji deklaron se Kepi i Rodonit po jepet me PPP. Salianji ka publikuar një kontratë, ndërsa shkruan se një llokmë tjetër nga pasuria e Shqipërisë bëhet gati për “pronësim”.

Sipas tij, çdo PPP është interes dhe përfitim direkt pa asnjë kontribut për publiken, në shumicën e PPP janë para të buxhetit që i kalojnë për administrim xhepit të oligarkëve!

“Dje Saranda sot Rodoni…Çdo ditë një vjedhje! Sot një llokmë tjetër nga pasuria e Shqipërisë bëhet gati për “pronësim”! Jepet me PPP, një nga asetet më të kërkuara më me vlerë deri sot e diskutuar shumë se si do të mund të përdorej me mire”, shkruan Salianji.

Sipas tij, “Gjithçka me PPP, çdo pronë publike, çdo aset kombëtar, toka, dete, lumenj, miniera, minerale, naftë….gjithçka në disa duar ndërkohë që çdo ditë rritet represioni ndaj të varfërve, njerëzve që derdhin gjak për të siguruar ushqimin e përditshëm.

Çdo PPP është interes dhe përfitim direkt pa asnjë kontribut për publiken, në shumicën e PPP janë para të buxhetit që i kalojnë për administrim xhepit të oligarkëve! Shqipëria nuk është e varfër, është e vjedhur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat