Bllokohet në Sarandë jahti i vjedhur në Turqi, në pranga kapiteni

Shqipëria

Bllokohet në Sarandë jahti i vjedhur në Turqi, në pranga kapiteni

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 18:41
Ilustrim

Policia Kufitare e Sarandës ka bllokuar një mjet lundrues turistik dhe ka vënë në pranga kapitenin e tij.

Policia bën me dije se mjeti i bllokuar, “LIBERTAS" me 3 shtetas në bord (1 turk dhe 2 rusë) që vinte nga Korfuzi, rezultonte i vjedhur në Turqi. Ai kishte hyrë në territorin shqiptar nëpërmjet portit të Sarandës.

Mësohet se shtetasi i arrestuar është D.U, 47 vjeç nga Turqia. Pas shkëmbimit të infomacioneve mes policisë kufitare të Sarandës dhe autoriteteve homologe në Greqi e Mal të Zi, rezultoi se ky mjet i ishte vjedhur një shtetasje turke.

Lidhur me rastin, u njoftua policia turke për të kontaktuar me pronaren e mjetit lundrues, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat